Page 79 - Demo
P. 79


                                    Kimia 777ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Shëndeti i njeriutRezultati i të nxënit të temës:Dallon vitaminat sipas tretshmërisë.Tregon rëndësinë e vitaminave për organizmin e njeriut.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,3,5,8 II.2,4,6,7 III.1,2,3,4,7Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Përshkruan ndikimin e të ushqyerit, ushtrimeve fizike, barnave dhe drogave në sjelljet, shëndetin dhe procesin jetësorë të njeriut.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Vitaminat.Fjalët kyçe: Vitaminë të tretshme në ujë, vitaminë të tretshme në yndyra, shëndet, sëmundje.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Trego rëndësinë e vitaminave në shëndet me tri-katër fjali.- Klasifiko vitaminat në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyra.- Trego së paku nga dy ushqime ku gjenden secila nga vitaminat.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri, fletorja e punës, fletorja e klasës, lapsi, kompjuteri, projektori.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Biologjia (ushqimi dhe shëndeti, barnat, drogat, rritja e bimëve), edukata fizike, sportet dhe shëndeti (mungesa e vitaminave në aktivitetin fizik).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPasi nxënësit/et në klasat paraprake kanë dëgjuar rreth vitaminave, kërkohet prej tyre të tregojnë nëse kanë konsumuar vitamina? Nëse po, atëherë vendosen në tabelë së bashku me arsyetimin pse janë konsumuar.Kërkohet të lexojnë tekstin për vitamina dhe të plotësojnë fletore pune 4 kërkesat rreth klasifikimit të vitaminave, rolit të vitaminave.Duke u bazuar në libër, kërkohet gjithashtu të bëjnë një listë me ushqime që duhet të konsumojnë, në mënyrë që të marrin të gjitha vitaminat e nevojshme.
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83