Page 8 - Demo
P. 8
Libër për mësuesin/en6MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT E KIMISËMësimdhënësi/ja, duhet të zbatojë metodologji që motivon nxënësit për punë të suksesshme; që nxit kreativitetin për komunikim efektiv; që të forcojë bashkëpunimin mes nxënësve dhe të ndihmojnë ata/ato në hulumtimin e burimeve të ndryshme të informacionit. Kurrikula e re e Kosovës ka ndryshuar qasjen e mësimdhënies nga ligjërimi në lehtësim, gjë kjo që ka sjellë një sfidë të re për mësimdhënësit. Kjo ecje drejt lehtësimit të të nxënit të nxënësve është e rëndësishme për zotërimin e njohurive, aftësive dhe shkathtësive të shekullit XXI.Për zbatim praktik të planifikimit mësimor, qoftë brenda orës mësimore, por edhe jashtë saj, si në realizimin e aktiviteteve brenda orës mësimore, në dhënien e detyrave të shtëpisë, në aktivitetet jashtëkurrikulare, nevojitet përdorimi adekuat i metodologjive dhe teknikave të mësimdhënies.Përzgjedhja e metodologjisë dhe qasja e të nxënit aktiv të nxënësve në klasë dhe jashtë saj, bëhet në bazë të synimeve për të arritur rezultatet e kompetencave për shkallën 3, rezultatet e të nxënit të fushës së kurrikulës (në rastin tonë, Shkencat e natyrës) rezultatet e të nxënit të lëndës mësimore për klasën e 7-të, stileve të të nxënit të nxënësve etj.Nëse për shembull kemi detyra problemore ose edhe zgjidhje logjike të një problemi, detyre, situate etj., nga nxënësit duhet të kërkojmë që të gjejnë vetë zgjidhjen, të provojnë teknika të ndryshme për zgjidhje, e jo t’u japim zgjidhje të gatshme. Është e rëndësishme që për çdo zgjidhje që ofrojnë nxënësit/et, të kërkojmë arsyetimin për zgjidhjen e dhënë. Me shumë rëndësi është që të nxisim nxënësit/et të demonstrojnë procedurën e zgjidhjes me mjetet e përdorura.Mësimdhënësi/ja, para se të planifikojë apo zhvillojë një orë mësimi, duhet të ketë parasysh disa pyetje:- Cilat shkathtësi dua të zhvilloj te nxënësit e mi? - Cilat njohuri dua që t’i zotërojnë nxënësit e mi? - Çka dua të ndiejnë nxënësit e mi për këtë mësim dhe për këtë fushë tematike? - Cilat do të jenë rezultatet e të nxënit? - Cilat kompetenca do të vazhdojnë të zhvillohen më tej?Duke marrë parasysh që në shkencat e natyrës, e sidomos në lëndën e kimisë, puna praktike/eksperimentale është pjesë e pandashme e mësimit, kërkohet nga mësimdhënësi/ja që ta organizojë punën me nxënës/e në atë mënyrë që të zhvillojë shkathtësitë hulumtuese, praktike dhe kreativitetin te nxënësit/et. Nuk ekziston vetëm një metodë e organizimit të punës me eksperimente në shkencat e natyrës, por ekzistojnë disa hapa (shprehi bazë), të cilat i përshtaten zhvillimit të shkathtësive të nxënësve gjatë punës. Më poshtë paraqesim një cikël të punës hulumtuese në shkencat e natyrës.

