Page 9 - Demo
P. 9
Kimia 77Metoda shkencore është proces i studimit, i cili bazohet tek eksperimenti. Eksperimenti kryhet për të kontrolluar dhe vërtetuar se sa i saktë është mendimi ose ideja për një dukuri natyrore. Procesi fillon me pyetje. Për shembull, nisur nga jeta e përditshme pyesim: çfarë do të hamë, çka do të veshim, çfarë e shkakton ngrohjen globale, si bëhet shërimi nga sëmundja e kancerit etj. Për disa pyetje mund të gjenden përgjigje e për disa jo.Procesi i hulumtimit me metodën shkencore zhvillohet sipas hapave të mëposhtëm.Vrojtimi – Përshkrimi i proceseve dhe dukurive natyrore p.sh.: procesi i djegies, procesi i ngrirjes dhe avullimit, dukuritë e dritës, ngjyra, era, shija , tretshmëria e substancave, matja e masës së ndonjë substance të ngurtë, matja e vëllimit të ndonjë substance të lëngët janë rezultat i vrojtimit.Formulimi i pyetjes – Kurioziteti i njeriut motivohet nga pyetjet pse dhe si ndodhin këto dukuri në natyrë p.sh.: Pse uji kalon në akull ose avullon? Pse ndryshket hekuri? Pse ndodh ngrohja globale? etj.Zhvillimi i teorive – Procesi i shpjegimit të një dukurie të vrojtuar fillon me një hipotezë. Hipoteza është një përpjekje për të shpjeguar vrojtimin. Në qoftë se eksperimenti e mbështet këtë hipotezë, ajo mund të fitojë statusin e teorisë. Teoria, është një hipotezë e mbështetur në eksperiment.Eksperimenti – kryhet për të kontrolluar dhe vërtetuar saktësinë e një hipoteze dhe teorie.Përmbledhja e informacionit – Një ligj shkencor është përmbledhje e informacioneve nga të dhënat eksperimentale. Për shembull, ligji i ruajtjes së masës tregon se materia nuk mund të krijohet e as të zhduket gjatë reaksioneve kimike, por ajo mund të shndërrohet nga një formë në tjetrën.Shembull nga jeta e përditshmeSupozojmë se jemi duke udhëtuar me makinë. Papritmas makina ndalet dhe nuk ndizet sërish. Si do ta zgjidhim këtë problem të makinës, që të vazhdojmë rrugën?

