Page 100 - Demo
P. 100


                                    Libër për mësuesin/en98Kujtoni radhën e kryerjes së veprimeve në një shprehje me të katër veprimet me dhe pa kllapa.Kryeni veprimet. (76 – 56) : (24 – 14) 144 : 12 + 16 ∙ 5 Mësuesi/ja merr disa përgjigje nga nxënësit duke i shkruar zgjidhjet në tabelë. Saktësisë së përgjigjes së dhënë do t’i kthehen pasi të ndërtojnë njohuritë e reja.Ndërtimi i njohurive të reja: Tabela T Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Në grupe do të diskutojnë shembujt e dhënë dhe veprimet që janë kryer për të zgjidhur detyrat në shembujt e dhënë. Ata/ato plotësojnë tabelën për të pasur më të kompletuar të nxënit. Detyra Komenti 7 + 15 : (–3) – 3 · (–4) + 400 : (–200) = kryejmë pjesëtimet dhe shumëzimet = 7 + (–5) + 12 + (–2) = kryejmë mbledhjen dhe zbritjen, sipas  radhës së shkruar = 2 + 12 + (–2) = kryejmë mbledhjen dhe zbritjen, sipas  radhës së shkruar = 14 + (–2) = 12 kryejmë mbledhjen dhe zbritjen, sipas  radhës së shkruar (–2) · {14 – 2 · [10 + 8 : (–2 + 6) · (–3)]} = kryejmë mbledhjen brenda  kllapës rrethore = (–2) · {14 – 2 · [10 + 8 : (4) · (–3)]} = kryejmë veprimin e pjesëtimit = (–2) · {14 – 2 · [10 + 2 · (–3)]} = kryejmë veprimin e shumëzimit = (–2) · {14 – 2 · [10 + (–6)]} = kryejmë veprimin e mbledhjes = (–2) · [14 – 2 · 4] = kryejmë veprimin e shumëzimit = (–2) · (14 – 8) = kryejmë veprimin e zbritjes =(–2) · 6 = –12.Dy shembujt e dhënë në rubrikën Ushtroni duke zbatuar, nxënësit do t’i zgjidhin bashkë me mësuesin/en në tabelë dhe me anë të makinës llogaritëse. Me këtë rast vërejnë dallimet në rezultate, sepse makina llogaritëse i kryen veprimet aritmetike ashtu siç i jepen radhazi, ndërsa kur njehsojmë, ne zbatojmë radhën e veprimeve sipas rregullave. a) 7 + (–15) : (7 – 4) + (–3) · (4 – 6); b) –3 · {21 – 2 · [4 – (–8) : (–4)]}. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Stilolapsat në mesMësuesi/ja udhëzon nxënësit në grupe të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrime. Detyrat zgjidhen edhe në tabelë nga një nxënës nga secili grup. Nxënësin që do të dalë në tabelë, mësuesi/ja do ta përzgjedhë rastësisht përmes lapsit me të cilin ai ka punuar detyrat.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna për rregullat e radhës së veprimeve të numrave të plotë gjatë kohës kur zgjidhin detyrat. Mësuesi/ja vlerëson individualisht secilin bazuar në instrumentet e listës së kontrollit.Detyrat dhe puna e pavarurUdhëzohen nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104