Page 102 - Demo
P. 102


                                    Libër për mësuesin/en100Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, materiale plotësueseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: punë në grupe dyshe/ bashkëbisedim/ ditari i dyfishtë. Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Në këtë kre mësuam: Provoni të zgjidhni.Paraqitjen e numrave të plotë në drejtëzën numerike;1. Në tabelën e mëposhtme jepen temperaturat mesatare të ajrit të një qyteti:Janar Shkurt mars Tetor Nëntor Dhjetor –4 –2 4 6 3 0Vendosni vlerat e temperaturave në boshtin numerik.Krahasimin e numrave të plotë;2. Renditni muajt e tabelës së mësipërme në radhitjen rritëse të temperaturave.3. Renditni numrat e mëposhtëm nga më i vogli te mëi madhi:a) –17; 23; 5; –9; –4.b) –8; –10; –6; 4; –2; 6.Njësimin e shumës dhe ndryshimit të numrave të plotë;4. Kryeni veprimet:a) 12 + (–18) + 23 =...; c) –29 + 34 – 50 =...;b) – 11 – (–23) + (–2) =...; d) 16 – (–21) – (–5) = .... 5. Ditën e hënë, temperatura ishte –5C. Ditën e martë ajo u rrit me 8C. Sa ishte temperatura ditën e martë?Të zbatoni radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;6. Gjeni vlerën e shprehjes: a) 12 – [13 – (–11)] + (–5 – 6) – 20; b) (–15) + [(–5) + (–9) – (–4)].7. Kryeni veprimet:a) –10 – (3 + 2) 4;b) –8 – 4 8 + 35;Formimin e barazisë dhe jo barazisë duke përdorur numra të plotë;8. Shuma e dy numrave është –18. Cilët mund të jenë këta numra. Gjeni sa më shumë përgjigje që të mundeni. Krahasojini përgjigjet me ato të shokut/shoqes tuaj. Kush ka gjetur më shumë përgjigje................................. ……………………………Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106