Page 104 - Demo
P. 104


                                    Libër për mësuesin/en102Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- dallon numrat e plotë (pozitivë dhe negativë); - paraqet numrat e plotë në drejtëzën numerike;- krahason numrat e plotë;- njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave të plotë;- zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;- përkufizon bashkësinë e numrave të plotë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes dhe shumëzimit;- modelon dhe zgjidh barazi dhe jobarazi duke përdor numra racionalë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në dallimin e numrit të plotë, paraqitjen e tij në drejtëzën numerike, krahasimin e numrave të plotë, gjetjen e shumës, ndryshimit, prodhimit dhe herësit me numra të plotë, në gjetjen e vlerës së shprehjes aritmetike me numra të plotë, në zgjidhjen e situatave problemore nga jeta reale dhe argumentimin e veprimeve të kryera.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108