Page 107 - Demo
P. 107
Matematika 71053. Në figurën 4.3 janë shënuar pikat që paraqesin disa numra. Tregoni pikat që paraqesin numrat e kundërt (fig. 4.3). Fig. 4.34. Cila nga pikat A, B është më larg origjinës O: a) A (–18) dhe B (–80); b) A (–3,03) dhe B (–2,97); c) A (–0,5) dhe B (0,50); d) A − 65 dhe N − 98 ? 5. Shkruani gjithë numrat dhjetorë me një shifër pas presjes dhjetore, të cilat në boshtin numerik paraqiten me pika, që ndodhen midis pikave A dhe B. a) A (2,5) dhe B (3,1); b) A (–10,9) dhe B (–9,9). 6. Në boshtin numerik (fig. 4.4) janë paraqitur dy numra a, b. Fig. 4.4a) Cili prej tyre është pozitiv? Negativ? b) Si mundemi, me anë të kompasit, të paraqesim në këtë figurë numrat –a, –b? 7. Paraqitni në trajtën na ( a ∈ Z , n ∈ N ) numrat e mëposhtëm: 75 2 ; 4; 0,35; 0; 32 − ; -3,18; 98 − 3 . 4.2. Vlera absolute e numrit. Krahasimi i numrave racionalë A. Kërkoni dhe zbuloniVizatoni një bosht numerik. Kërkoni shokut/shoqes të gjejë në boshtin numerik pikën që ndodhet 5 njësi larg nga origjina e boshtit.Sa pika të tilla do gjejë?Në cilën anë të pikës O ndodhen pikat? Diskutoni. B. Vrojtoni dhe mësoniNë boshtin numerik (fig. 4.5) janë shënuar pikat N, M, që u përgjigjen numrave –3 dhe 2. Fig. 4.5Largesa e pikës N nga origjina është 3 njësi. Themi që vlera absolute e numrit –3 është 3. Largesa e pikës M nga origjina është 2 njësi. Themi që vlera absolute e numrit 2 është 2. Mbani mendVlerë absolute të një numri quajmë largesën nga origjina, të pikës përgjegjëse të tij, në boshtin numerik. Vlera absolute e numrit a shënohet |a| dhe është gjithmonë numër pozitiv.Kështu, |–3| = 3 dhe |2| = 2. Vlera absolute e numrit 0 është zero, |0|=0.

