Page 120 - Demo
P. 120
Libër për mësuesin/en118Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh - DIMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në dyshe për t’ju përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Shkruani disa numra të plotë, dhjetor ose përqindje, si: –7; 0; 3; 2,3; –2,3, 45%. Kërkoni shokutshoqes tuaj që së bashku të paraqitni këta numra në trajtën e numrit thyesor na , ku a dhe n janë numra të plotë.Mësuesi/ja merr disa përgjigje nga nxënësit duke i shkruar në kolonën DI të tabelës trepjesëshe, të cilën paraprakisht e ka vizatuar në tabelë dhe kërkon që të njëjtën ta punojnë edhe ata në fletore.Ndërtimi i njohurive të reja: DI/DUA TË DI/MËSOVANxënësit kanë plotësuar kolonën DI dhe në vazhdim udhëzohen që të plotësojnë edhe kolonën DUA TË DI, ku do të shtrojnë pyetjet për të cilat duan të marrin përgjigje për të ndërtuar njohuritë e reja në lidhje më numrat racionalë.Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni ku do të gjejnë përgjigjet në pyetjet që i kanë bërë.DI DUA TË DI MËSOVA-7 = 0 = 3 = 2,3 = -2,3 = - 45% = ...A mund të shkruhen të gjithë numrat në formë thyese?Si quhet ajo bashkësi numrash?Si shkruhet ajo?A mund të paraqiten këta numra në drejtëz numerike? Si?....Po, të gjithë numrat mund të shkruhen në formë thyese , nëse a, n janë numra të plotë dhe n ≠ 0.Kjo bashkësi quhet Bashkësia e numrave racionalë.Q = { |a, n ϵ Z dhe n ≠ 0}...Në qoftë se nxënësit kanë bërë ndonjë pyetje për të cilën nuk kanë gjetur përgjigje në mësim gjatë leximit, mësuesi/ja jep sqarime, por edhe mund ta lë si detyrë për hulumtim nga nxënësit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Tryeza e rrumbullakëtNxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës Ushtrime. Mësuesi/ja shpërndan fletë A4 ku kërkon t’i zgjidhin detyrat duke e përcjellë fletën brenda grupit. Secili nxënës zgjidhë nga një detyrë. Kështu vazhdojnë në cikël derisa t’i përfundojnë të gjitha detyrat.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në pyetjet që kanë shtruar dhe gjatë kohës kur nxënësit zgjidhin detyrat. Mësuesi/ja vlerëson individualisht secilin bazuar në instrumentet e listës së kontrollit.Detyrat dhe puna e pavarurUdhëzohen nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

