Page 121 - Demo
P. 121
Matematika 7119Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e racionalë Rezultati i të nxënit të temës:Përcakton vlerën absolute të numrave me shenjë.Krahason numrat e plotë dhe numrat racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.3 Hamendëson dhe gjykon hamendësime.3.3 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. fjalorin dhe simbolet matematike; b. paraqitje të ndryshme të përshtatshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Vlera absolute e numrit. Krahasimi i numrave racionalëFjalët kyçe: numër racional, vlerë absolute, më i madh, më i vogëlRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon vlerën absolute të numrave racionalë duke thënë definicionin; - përcakton vlerën absolute të numrave racionalë bazuar në vendndodhjen e tyre në drejtëzën numerike;- krahason numrat racionalë duke i vendosur në drejtëzën numerike;- radhit nga më i madhi te më i vogli dhe anasjelltas tre a më shumë numra racionalë. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletëA4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi Krahasimi i numrave racionalë në përditshmëri, p.sh. temperaturatPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh Mësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në dyshe për t’ju përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.

