Page 122 - Demo
P. 122
Libër për mësuesin/en120Vizatoni një bosht numerik. Kërkoni shokut/shoqes të gjejë në boshtin numerik pikën që ndodhet 5 njësi larg nga origjina e boshtit.Sa pika të tilla do gjejë?Në cilën anë të pikës O ndodhen pikat? Diskutoni. Mësuesi/ja përcjellë nxënësit se si po e punojnë detyrën dhe e diskuton me ta zgjidhjen.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me ndalesa Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni pjesën e parë “Vlera absolute e numrit”. Pasi ta kenë përfunduar leximin ai/ajo bënë pyetjet:- Sa njësi është e larguar nga origjina pika N në fig. 4.5?- Po pika M sa njësi është larg origjinës në të njëjtën figurë?- Çfarë quajmë vlerë absolute të një numri?- Caktoni vlerën absolute të pikave N dhe M nga figura 4.5.- A mund të jetë negative vlera absolute e një numri racional? Argumento.Nxënësit vazhdojnë të lexojnë pjesën e dytë “Krahasimi i numrave racionalë”. Pas leximit, mësuesi/ja bënë pyetjet:- Ndër dy numra racionalë të vendosur në drejtëzën numerike cili është më i vogël?- Ndër dy numra racionalë me shenja të ndryshme cili është më i madh? Pse?- Në figurën 4.1 janë dhënë numrat racionalë. A janë të sakta mosbarazitë e dhëna?3− 4 < –1; 34 − < 0; 3,5 > 0; 34 − < 3,5- Radhitni duke filluar nga më i vogli numrat 0; 21 2 ; -9. Argumentoni.- Dje temperatura më e ulët ishte –10,50C; kurse sot është –120C. Në cilën ditë ka qenë më ftohtë?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Turi i galerisëNxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës Ushtrime. Mësuesi/ja shpërndan fletë A4 ku kërkon t’i zgjidhin detyrat dhe t’i vendosin në tabelë fletat me detyrat e punuara. Nxënësit shkojnë te secila fletë që është ekspozuar në Turin e galerisë dhe vlerësojnë saktësinë e zgjidhjes së detyrave nga secili grup. Vlerësimin e ndihmon edhe mësuesi/ja.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në pyetjet që kanë shtruar dhe gjatë kohës kur nxënësit zgjidhin detyrat. Në fund, nxënësit bëjnë vlerësim të ndërsjellët për grupet e tjera.Detyrat dhe puna e pavarurUdhëzohen nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

