Page 123 - Demo
P. 123


                                    Matematika 7121Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e racionalë Rezultati i të nxënit të temësNjehson shumën, ndryshimin, e numrave të plotë dhe racionalë.Përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.7 I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Përdor kundërshembullin në rastet e mundshme.4.3 Integron njohuritë dhe shprehitë matematike me situata ose dukuritë marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet, arti dhe kultura, ngjarjet aktuale etj.).Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Mbledhja dhe zbritja e numrave racionalëFjalët kyçe: numër racional, mbledhje, zbritje, numër i kundërtRezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- mbledh dy e më shumë numra racionalë duke zbatuar në detyrë rregullat varësisht nga shenja e numrit; - zbret dy numra racionalë duke e kthyer zbritjen në shumë të një numri me të kundërtin e të dytit;- zbaton mbledhjen dhe zbritjen e numrave racionalë në shembuj nga jeta e përditshme duke i parashtruar si problema matematikore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi Mbledhja dhe zbritja e numrave racionalë në përditshmëri është mjaft e shpeshtë; shumë e parave që duhet paguar nëse blejmë disa artikuj, ndryshimi i temperaturave nga një ditë në tjetrën etj.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127