Page 124 - Demo
P. 124
Libër për mësuesin/en122Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh Mësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në dyshe për t’ju përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Një e treta e nxënësve të shkollës luajnë volejboll, një e katra luan futboll. a) Ç’pjesë e nxënësve luajnë futboll ose volejboll?b) Nëse shkolla ka 240 nxënës, sa nxënës nuk luajnë futboll ose volejboll?Për secilin rast shkruani një shprehje aritmetike dhe gjeni vlerën e saj.Mësuesi/ja merr disa përgjigje nga nxënësit dhe i shkruan në tabelë. Përgjigjen e saktë do ta diskutojnë pasi të kenë marrë njohuritë e reja në lidhje me mbledhjen dhe zbritjen e numrave racionalë.Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesësh Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni ku do të gjejnë përgjigjet në pyetjet që i kanë bërë. Mësuesi/ja bashkë me nxënësit zgjidh dy shembuj në tabelë:Gjeni shumat dhe ndryshimin: a) − 43+ − 52 ; b) − 43+ +52 ; c) Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeNxënësit në grupe do të punojnë detyrën e rubrikës Ushtrime, “Nga qyteti, në të njëjtin drejtim dhe njëkohësisht, dolën dy çiklistë me shpejtësi 18,5 km/orë dhe 20,7 km/orë. Sa do të jetë largesa midis tyre pas 0,75 orësh?”. Një nxënës do ta zgjidhë detyrën në tabelë. Gjithashtu në grup do të krijojnë një problem matematikorë që të ketë zgjidhje përmes mbledhjes dhe zbritjes së numrave racionalë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në pyetjet e bëra dhe gjatë kohës kur zgjidhin detyrat. Mësuesi/ja vlerëson punën në grupe, idetë dhe kreativitetin në krijimin e problemës matematikore.Detyrat dhe puna e pavarurUdhëzohen nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

