Page 125 - Demo
P. 125


                                    Matematika 7123Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e racionalë Rezultati i të nxënit të temësNjehson prodhimin dhe herësin, e numrave të plotë dhe racionalë.Përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.4 Krijon shumëllojshmëri të paraqitjeve me vizatime apo me përdorimin e teknologjisë, të koncepteve matematike (numerike, gjeometrike, algjebrike, grafike).4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërë.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave racionalëFjalët kyçe: numër racional, shumëzim, pjesëtim, numër i kundërtRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - shumëzon dy a më shumë numra racionalë duke zbatuar në detyrë rregullat varësisht nga shenjat e numrave; - pjesëton dy numra racionalë duke e zbatuar rregullat e pjesëtimit varësisht nga shenjat e numrave që pjesëtohen;- zbaton shumëzimin dhe pjesëtimin e numrave racionalë në shembuj nga jeta e përditshme duke i parashtruar si problema matematikore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi Shumëfishimi dhe ndarja e numrave racionalë në përditshmëri është e zbatueshmePërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në dyshe për t’iu përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Dihet që 2,8 · 3,5 = 9,8. Si mund të gjeni vlerën e shprehjeve të mëposhtme:
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129