Page 126 - Demo
P. 126
Libër për mësuesin/en124a) –2,8 · 3,5; b) –(–2,8 · 3,5); c) –(–2,8) · (–3,5);Mësuesi/ja merr disa përgjigje nga nxënësit dhe i shkruan në tabelë. Përgjigjen e saktë do ta diskutojnë pasi të kenë marrë njohuritë e reja në lidhje me mbledhjen dhe zbritjen e numrave racionalë.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në dyshe Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Nxënësit në dyshe do të ndajnë rolet. Për pjesën e parë: Shumëzimin e numrave racionalë do të përgatitet nxënësi i parë, ndërsa për pjesën e dytë: Pjesëtimi i numrave racionalë do të përgatitet nxënësi tjetër. Ata do të fillojnë bashkëbisedimin pasi të kenë përgatitur mirë pjesën për të cilën janë përgjegjës për t’i sqaruar shokut/shoqes.Pjesa e parë Prodhimi i dy numrave racionalë, që kanë shenja të njëjta, është pozitiv. Prodhimi i dy numrave racionalë, që kanë shenja të ndryshme, është negativ. Vlera absolute e prodhimit është i barabartë me prodhimin e vlerave absolute të faktorëve. Shembulli 1a) (-2,5) · (-4) = +(2,5) · 4 = +10. b) − 94 · 23= - 94 · 23 = 32 − . Pjesa e dytëHerësi i pjesëtimit të dy numrave racionalë, që kanë shenja të njëjta, është pozitiv. Herësi i pjesëtimit të dy numrave racionalë, që kanë shenja të ndryshme, është negativ. Vlera absolute e herësit është e barabartë me herësin e vlerave absolute të të pjesëtueshmit dhe të pjesëtuesit. Shembulli 2a) − 98: − 32=+ 98: 32 = 2398 ⋅ = 34 . b) − 98: 32 =- 98: 32 = 2398 − ⋅ = 34 −Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Diagrami i VenitNxënësit në grupe do të zgjidhin shembullin 6 te rubrika Ushtrime dhe pastaj do të punojnë për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet e shumëzimit dhe pjesëtimit të numrave racionalë. Punimet do t’i bëjnë në fletë A4 në kuadër të grupit dhe do t’i vendosin në tabelë. Një përfaqësues grupi do të prezantojë punimin e grupit para klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në pyetjet e bëra dhe gjatë kohës kur nxënësit punojnë në dyshe, sado të jenë të qartë në shpjegim ndaj shokut/shoqes. Mësuesi/ja vlerëson punën në grupe, idetë dhe kreativitetin në punimin e Diagramit të Venit.Detyrat dhe puna e pavarurUdhëzohen nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

