Page 127 - Demo
P. 127
Matematika 7125Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e racionalë Rezultati i të nxënit të temësNjehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë.Zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor koncepte, simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra realë.3.2 Përkthen nga gjuha natyrore në atë të matematikës dhe anasjelltas.8.2 Përdor makinën llogaritëse ose pajisjet e tjera teknologjike për verifikimin e saktësisë së zgjidhjeve matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shprehje aritmetike me numra racionalëFjalët kyçe: numër racional, thyes, numër i kundërtRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- Përcakton radhën e veprimeve aritmetikore në shprehjet numerike pa kllapa dhe me kllapa.- Njehson vlerën e shprehjeve aritmetike duke kryer veprimet aritmetikore. - Argumenton formën e zgjidhjes së problemave duke sqaruar hapat e ndjekur për zgjidhje. - Gjykon zgjidhjen që ndryshon nga llogaritja me kalkulatorë dhe me mendje për të njëjtën detyrë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletëA4, makina llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi Përdorimi i numrave racionalë në përditshmëri Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimoreLidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në grup për t’ju përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Shkruani një shprehje me numra të plotë. Kërkoni shokut/shoqes të gjej vlerën e shprehjes duke treguar radhën e kryerjes së veprimeve.Po nëse shprehja përmban numra racionalë, cila është radha e kryerjes së veprimeve?Diskutoni. Mësuesi/ja merr disa përgjigje nga nxënësit duke i shkruar në tabelë.

