Page 130 - Demo
P. 130


                                    Libër për mësuesin/en128Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e racionalëRezultati i të nxënit të temësDallon numrat racionalë (pozitivë dhe negativë). Paraqet numrat racionalë në drejtëzën numerike.Përcakton vlerën absolute të numrave me shenjë.Krahason numrat racionalë.Njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë.Zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike.Përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero).Njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë.Modelon dhe zgjidh barazi dhe jobarazi duke përdorur numra racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.1 Argumenton shndërrimet, direkte dhe indirekte, të zbatuara në veprimet me numra realë, transformime gjeometrike, matje, probabilitet dhe statistikë.4.1 Lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga fusha e matematikës dhe fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre.3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: bashkësi e numrave racional, numër racional pozitiv, negativ, drejtëz numerike, vlerë ab,solute, shumë, ndryshim, prodhim, herës, shprehje aritmetike, radha e veprimeve. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:−	 dallon numrat racionalë (pozitivë dhe negativë); −	 paraqet numrat racionalë në drejtëzën numerike;−	 përcakton vlerën absolute të numrave me shenjë;−	 krahason numrat racionalë;−	 njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë;−	 zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;−	 përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero);−	 njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë.
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134