Page 132 - Demo
P. 132
Libër për mësuesin/en130Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në krahasimin, gjetjen e shumës, ndryshimit, prodhimit dhe herësit të numrave racional, në gjetjen e saktë të vlerës së shprehjes me numra racional, në gjetjen numërorëve që tregojnë të njëjtën sasi, në gjetjen e vlerës absolute, në zgjidhjen e situatave problemore me shembuj nga veprimtaria e përditshme praktike. Argumentimin e veprimeve të kryera.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsëritin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreAspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e racionalëRezultati i të nxënit të temësDallon numrat racionalë (pozitivë dhe negativë). Paraqet numrat racionalë në drejtëzën numerike.Përcakton vlerën absolute të numrave me shenjë.Krahason numrat racionalë.Njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë.Zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike.Përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero).Njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë.Modelon dhe zgjidh barazi dhe jobarazi duke përdorur numra racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor koncepte, simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra realë.1.4 Kryen vrojtime, hetime që ndihmojnë në të kuptuarit e njohurive dhe zotërimin e shprehive matematike.2.4 Planifikon dhe strukturën argumente matematike për përfundimet e gjetura. Aspektet specifike të planit të orës mësimore

