Page 133 - Demo
P. 133


                                    Matematika 7131Njësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: bashkësi e numrave racional, numër racional pozitiv, negativ, drejtëz numerike, vlerë ab,solute, shumë, ndryshim, prodhim, herës, shprehje aritmetike, radha e veprimeve. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:−	 dallon numrat racionalë (pozitivë dhe negativë); −	 paraqet numrat racionalë në drejtëzën numerike;−	 përcakton vlerën absolute të numrave me shenjë;−	 krahason numrat racionalë;−	 njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë;−	 zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;−	 përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero);−	 njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë;−	 modelon dhe zgjidh barazi dhe jo barazi duke përdor numra racionalë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl.7, Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimorePrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në dallimin e numrit të plotë, paraqitjen e tij në drejtëzën numerike, krahasimin e numrave të plotë, gjetjen e shumës, ndryshimit, prodhimit dhe herësit me numra të plotë, në gjetjen e vlerës së shprehjes aritmetike me numra të plotë, në zgjidhjen e situatave problemore nga jeta reale dhe argumentimin e veprimeve të kryera.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137