Page 134 - Demo
P. 134


                                    Libër për mësuesin/en132Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Figurat gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Përkufizon shumëkëndëshin, sipërfaqen shumëkëndëshe, shumëkëndëshin e rregullt.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.6 Përdor programet softuerike adekuate për zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e detyrave/punimeve shkollore dhe joshkollore në fusha të ndryshme të dijes.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shumëkëndëshat. Shumëkëndëshat e rregulltFjalët kyçe: brinjë, kënde, kulme, diagonale, shumëkëndëshRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon shumëkëndëshat duke i komentuar vizatimet e tyre;- dallon llojet e shumëkëndëshave duke u bazuar në numrin e brinjëve dhe gjatësitë e brinjëve;- emërton elementet e shumëkëndëshave duke i vizatuar dhe përcaktuar në vizatim ato;- argumenton se këto forma kanë shumë zbatim në jetën reale duke përmendur gjësende të ndryshme që i rrethojnë e që kanë formë shumëkëndëshe.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4, litar, laptopLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna,Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëkëndëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Kreu 5
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138