Page 135 - Demo
P. 135
Matematika 7133Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupMësuesi/ja fton pesë nxënës të dalin te tabela. U jep një litar, fijen e të cilit do ta përcjellin te njëritjetri duke formuar një vijë të thyer të mbyllur. Me gishtat e tyre formojnë kulmet e shumëkëndëshit. Mësuesi/ja pyet:• Cila figurë gjeometrike u formua?• Nëse shtojmë dhe një nxënës në vijën e thyer të mbyllur që kanë formuar, cila figurë do të fitohet?Ndërtimi i njohurive të reja: Tabela TMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore përkatësisht rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Duke lexuar, ata do të nënvizojnë konceptet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me shumëkëndëshat. Në grup do të bashkëbisedojnë për pjesën që lexuan dhe do të plotësojnë tabelën.Pyetje Përgjigje1. Ç’është shumëkëndëshi?2. Cili është lloji më i thjeshtë i shumëkëndëshave?3. Si emërtohen shumëkëndëshat?4. Çfarë quajmë shumëkëndësh të rregullt?5. .......6. .......7. .......Një nxënës vizaton në tabelë dhe një tjetër përmes programit GEOGEBRA disa lloje të shumëkëndëshave dhe gjatë përgjigjeve që japin nxënësit nga tabela e plotësuar paraprakisht i konkretizojnë ato me figurat e vizatuara.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja shpërndan në grupe nga një fletë A4 ku janë të vizatuar shumëkëndësha të ndryshëm. Nxënësit udhëzohen të gjejnë elementet e shumëkëndëshave të dhënë, të vizatojnë diagonalet e t’i emërtojnë shumëkëndëshat. Kërkohet që duke i matur brinjët të njehsojnë perimetrin e figurave të dhëna dhe në fund për secilin shumëkëndësh të gjejnë një shembull në klasë apo në ambientin ku jetojnë me formë përkatëse. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve behet për çdo pyetje që bëjnë dhe përgjigje që japin dhe punën në grupe. Do të vlerësohen edhe për shembujt me të cilat do të konkretizojnë shumëkëndëshat. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

