Page 136 - Demo
P. 136
Libër për mësuesin/en134Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Figurat gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Konstrukton disa nga shumëkëndëshat e rregullt.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.IV.2 Zhvillon një projekt individual ose në bashkëpunim me anëtarët e grupit, për kryerjen e një aktiviteti mjedisor apo shoqëror me rëndësi për shkollën ose për komunitetin.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.6.2 Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta e përditshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Konstruktimi i shumëkëndëshave të rregulltFjalët kyçe: brinjë, kënde, kulme, shumëkëndësh i rregulltRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - konstrukton shumëkëndëshat e rregullt duke përdorur vizoren dhe kompasin;- veçon llojet e shumëkëndëshave të rregullt që mund të konstruktojë duke u bazuar në katrorin dhe gjashtëkëndëshin e rregullt (tetëkëndëshi dhe dymbëdhjetëkëndëshi);- krijon shumëkëndëshat e rregullt duke përdorur materiale ricikluese për punimin e brinjëve të tyre;- vërteton saktësinë e punimeve duke matur madhësitë e këndeve dhe gjatësitë e brinjëve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, letër, shkopinjtë, pipa për lëngje etj.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, Mbrojtje e ambientitShembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëkëndëshe të rregullta.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë e pavarurMësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë në grup dhe të punojnë detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Konstruktoni me kompas e vizore trekëndëshin barabrinjës.Konstruktoni me kompas dhe vizore katrorin me brinjë të dhënë 5 cm. Argumentoni veprimet e kryera.

