Page 137 - Demo
P. 137


                                    Matematika 7135Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore përkatësisht rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Nxënësit në dyshe do të fillojnë bashkëbisedimin duke komentuar dhe demonstruar konstruktimin e gjashtëkëndëshit të rregullt. Njëri nga nxënësit do t’i shpjegoj shokut/shoqes mënyrën e parë të konstruktimit të gjashtëkëndëshit të rregullt.Mënyra INdërtojmë një rreth me qendër O. Duke u nisur nga një pikë A e rrethit, presim në mënyrë të njëpasnjëshme harqe me rreze sa rrezja e rrethit. Merren kështu, njëra pas tjetrës, pikat B, C, D, E, F. Duke i bashkuar ato me segmente të njëpasnjëshëm, merret gjashtëkëndëshi i rregullt ABCDEF. Brinja e tij është sa rrezja e rrethit. Nëse bashkojmë pikën O me pikën A dhe B, trekëndëshi i ABC është trekëndësh barabrinjës nga vetë konstrukturimi që bëmë: AB = AO = BO, me rrezen e vetë rrethit. Ndjekin figurën e tekstit.Nxënësi tjetër do të vazhdojë shpjegimin për shokun/shoqen të mënyrës së dytë për konstruktimin e gjashtëkëndëshit të rregullt.Mënyra IITë gjitha këndet e brendshme të gjashtëkëndëshit të rregullt janë të barabarta, nga 120°. Ne mund t’i përdorim këtë veti, për të vizatuar një gjashtëkëndësh të rregullt.· Me këndmatësin tuaj, ndërtoni kënde nga 120° në të dyja anët e segmentit.· Te brinjët e këtyre këndeve, caktoni segmente me gjatësi 7 cm.· Rrotullojeni fletën tuaj dhe përsëriteni këtë veprim për secilën brinjë derisa të keni vizatuar një gjashtëkëndësh të rregullt.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja shpërndan në grupe letër, shkopinjtë, pipa për lëngje etj. (do të ishte mirë që të jenë materiale ricikluese). Kërkon nga nxënësit që t’i përdorin ato për të punuar brinjët e shumëkëndëshave të rregullt (p.sh. trekëndësh barabrinjës, katror apo gjashtëkëndësh të rregullt). Për të vërtetuar se kanë punuar saktë, shumëkëndëshat e rregullt masin me këndmatës këndet e brendshme të tyre dhe me vizore gjatësitë e brinjëve. Ato mund t’i përdorin si kornizë për të vendosur punimet në muret e klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet për çdo pyetje që bëjnë dhe përgjigje që japin dhe punën në grupe. Do të vlerësohen edhe për konstruktimet dhe punimet e shumëkëndëshave të rregullt.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141