Page 138 - Demo
P. 138
Libër për mësuesin/en136Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Figurat gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Zbulon marrëdhëniet e këndeve të brendshme (shuma e tyre është 1800) të trekëndëshit me metoda të ndryshme (p.sh. duke i renditur qoshet e letrës, duke përdor këndmatësin etj.).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.6.1 Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të ndryshme, klasifikon figurat dhe objektet sipas këtyre vetive.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Trekëndëshi. Shuma e këndeve të brendshme në trekëndëshFjalët kyçe: trekëndësh, brinjë, kënde, shumë e këndeveRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon trekëndëshin duke thënë rregullën për të dhe duke e konstruktuar; - dallon elementet e trekëndëshit duke i përcaktuar dhe emërtuar në figurë;- analizon vetitë e trekëndëshit përkitazi me raportin në mes të brinjëve dhe këndeve të trekëndëshit duke u bazuar në figurë (pa vërtetim);- vërteton që shuma e këndeve të brendshme të trekëndëshit është 1800 duke demonstruar me punim dhe në mënyrë algjebrike.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4, lapsa me ngjyrëLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, Mbrojtje e ambientitShembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëkëndëshe të rregullta.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshMësuesi/ja u shpërndan nxënësve nga një fletë ku janë të vizatuar disa trekëndësha të ndryshëm. Ata/ato do të diskutojnë në grup dhe t’u përgjigjen kërkesave të shtruara në detyrë.

