Page 139 - Demo
P. 139


                                    Matematika 7137Emërtojini llojin e trekëndëshit sipas brinjëve dhe sipas këndeve. Dalloni këndet e brendshme dhe të jashtme të trekëndëshave.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me ndalesaMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e parë në njësinë e re mësimore përkatësisht rubrikës Vrojtoni dhe mësoni. Nxënësit në grup do të fillojnë bashkëbisedimin duke analizuar pjesën e lexuar. Për këtë pjesë, mësuesi/ja bënë pyetjet në të cilat nxënësit do të përgjigjen:- Çfarë quajmë trekëndësh?- Krahasoni shumën e dy këndeve me këndin e tretë të një trekëndëshi.- Përshkruani raportet në mes të këndeve dhe brinjëve të përballueshme të tyre te një trekëndësh.Nxënësit do të lexojnë pjesën e dytë ku kërkohet të vizatojnë në një fletë një trekëndësh dhe të pritet me kujdes. Ngjyrosni secilin kënd me ngjyra të ndryshme. Pritni këndet duke u bazuar në figurën 5.14. Vendosini me kujdes këndet pranë njëri-tjetrit. - Çfarë këndi formohet me këto tri kënde?- Si do ta shkruani formulën për këtë?Do të vazhdojnë leximin edhe të pjesës së tretë. Do të vërtetojnë që shuma e këndeve të brendshme të trekëndëshit është 1800. Për këtë do të bazohen në figurën 5.15. Nga pika A e trekëndëshit të dhënë heqim drejtëzën d paralele me brinjën (BC). Shqyrtojmë tri këndet dhe që e kanë kulmin në pikën A. Të tria këndet formojnë një kënd të shtrirë, pra m( ) + m( ) + m( ) = 180o. Këndet dhe janë kongruentë, sepse janë kënde ndërruese të brendshme. Edhe këndet dhe janë kënde kongruente, sepse janë kënde ndërruese të brendshme.Prandaj . Atëherë kemi: 180oPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grupe të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrime. Kërkon nga ata/ato që t’i diskutojnë zgjidhjen e ditarëve. Nxënës të grupeve të ndryshme do të përzgjidhen që të dalin në tabelë për të zgjidhur detyrat.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet për çdo pyetje që bëjnë dhe përgjigje që japin dhe punën në grupe. Do të vlerësohen në veçanti nxënësit që zgjidhin detyrat në tabelë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143