Page 140 - Demo
P. 140


                                    Libër për mësuesin/en138Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Figurat gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Zbulon marrëdhëniet e këndeve të jashtme (shuma e tyre është 3600) të trekëndëshit me metoda të ndryshme (p.sh. duke i renditur qoshet e letrës, duke përdorur këndmatësin, etj.).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja,duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Këndet e jashtme të trekëndëFjalët kyçe: trekëndësh, kënde të jashtme, shumë e këndeveRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon këndin e jashtëm të trekëndëshit duke thënë rregullën; - njehson masën e këndit të jashtëm duke e shprehur atë si shumë e dy këndeve të të brendshëm jo afërndenjës me të;- vërteton formulën e këndit të jashtëm si kënd suplementar i këndit të brendshëm të përbrinjëshëm. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma trekëndëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144