Page 141 - Demo
P. 141
Matematika 7139Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja kërkon nga nxënësit që në grup të punojnë për të zgjidhur detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Ata/ato do të diskutojnë figurën 5.18 dhe t’u përgjigjen kërkesave të shtruara në detyrë.Në figurën 5.18 është paraqitur trekëndëshi ABC. Në zgjatimin e brinjës AB të tij është marrë pika D. Jepen = 350 dhe = 700. Gjeni masën e këndit .Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Nxënësit në dyshe do të fillojnë bashkëbisedimin duke u fokusuar njëri në pjesën e parë të mësimit dhe tjetri në pjesën e dytë.Nxënësi i parë do të shpjegojë për shokun/shoqen pjesën në vijim: Në figurën 5.19 është paraqitur trekëndëshi ABC. Në zgjatimin e brinjës BA të tij është marrë pika E. Këndi , me kulm në kulmin A të trekëndëshit ka si krah njërën brinjë të trekëndshit dhe zgjatimin e një brinje tjetër të trekëndëshit. Ky quhet kënd i jashtëm i trekëndëshit.Këndi i përbrinjëshëm me një nga këndet e trekëndëshit quhet kënd i jashtëm i trekëndëshit.Në çdo kulm të trekëndëshit mund të ndërtohen dy kënde të jashtëm të tij, që janë kryqëzues.Nxënësi i dytë do të shpjegojë pjesën në vijim:Shqyrtojmë trekëndëshin ABC, masat e këndeve të brendshëm të të cilit janë a, b, c. fig. 5.21.Shënojmë me x masën e këndit të jashtëm të tij.Kemi c + x = 1800, si kënde të përbrinjëshme. Prej ku del x = 1800 – c.Kemi a + b + c = 1800, si kënde të brendëshme të trekëndëishit. Prej ku del a + b = 1800 – c. Kur dy madhësi janë të barabarta me një të tretë, atëherë ato janë të barabarta edhe ndërmjet tyre. Nga barazimet e mësipërme rrjedh që x = a + b.Këndi i jashtëm i trekëndëshit është sa shuma e dy këndeve të brendshëm jo afërndenjës me të.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit që të ndarë në gjashtë grupe të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrime. Kërkon nga ata/ato që të punojnë grupi i parë detyrën e parë, detyrën e dytë grupi i dytë dhe kështu me radhë. Detyrat do t’i zgjidhin në fletë A4 dhe do i ekspozojnë në tabelë. Nga secili grup do të dal një nxënës për të prezantuar detyrën e grupit.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet për çdo pyetje që bëjnë dhe përgjigje që japin dhe punën në grupe. Do të vlerësohen në veçanti nxënësit që do të prezantojnë detyrat në tabelë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

