Page 143 - Demo
P. 143


                                    Matematika 7141Klasa ndahet në grupe. Secili grup kryen veprimtarinë e mëposhtme:Konstruktoni me vizore dhe këndmatës dy trekëndësha ABC dhe MNP, për të cilët dihet: AB = MN = 5 cm; AC = MP = 6 cm; ∧ ∧A = M =50o. Pritni dy trekëndëshat. Vendosni njëri mbi tjetrën. Çfarë vini re?Nxënësit kanë konstruktuar me vizore dhe këndmatës pesëkëndëshin e rregullt, gjashtëkëndëshin e rregullt. Udhëzohen të konstruktojnë trekëndëshin. Ta presin. Ta krahasojnë me trekëndëshin e shokut. Udhëzohen të përsërisin veprimtarinë me të dhëna të tjera për trekëndëshin.Kërkohet të konstruktojnë trekëndëshin AB = AC = 7 cm; =∧A 60o. Të matin brinjën e tretë të trekëndëshit. Përsërisin veprimtarinë me të dhënë tjetër të gjatësisë së brinjës.Nxiten të bashkëbisedojnë për atë që vënë re.Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupeNga diskutimi i veprimtarisë së mësipërme, vihet re që trekëndëshat që kanë dy brinjë të njëjta dha këndin ndërmjet tyre të njëjtë, puthiten. Tregohet një mënyrë për konstruktimin e trekëndëshit barabrinjës. Udhëzohen nxënësit të vrojtojnë shembullin e dhënë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeFtohen nxënësit të diskutojnë për detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar duke i komentuar përgjigjet në grup dhe më pas duke demonstruar zgjidhjen e tyre në tabelë. Me trekëndëshat e konstruktuar sipas të dhënave të ushtrimit 3, formojnë çdo grup mozaikun e tij.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë në grupe ushtrimet e rubrikës Ushtrime.Përfaqësues të klasës prezantojnë zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë.Shpërndahen në grupe letër, shkopinjtë, pipa për lëngje etj. (do të ishte mirë që të jenë materiale ricikluese). Kërkon nga nxënësit që t’i përdorin ato për të punuar brinjët e trekëndëshave që kanë të njëjtën gjatësi dhe të njëjtin kënd ndërmjet tyre. Për të gjetur këndin udhëzohen të përdorin këndmatësin. Ato mund t’i përdorin si kornizë për të vendosur punimet në murin e klasës.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të trekëndëshit kur jepen dy brinjë dhe këndi ndërmjet tyre, konstruktimi i trekëndëshit të rregullt kur njihet brinja e tij, argumentimin e veprimeve të kryera.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe iu jepen sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147