Page 144 - Demo
P. 144
Libër për mësuesin/en142Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Figurat gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Cakton shumën e këndeve të brendshme në shumëkëndësha.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve,formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma tëndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.6.1 Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të ndryshme, klasifikon figurat dhe objektet sipas këtyre vetive.6.2 Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta e përditshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Katërkëndëshi. Shuma e këndeve të brendshmeFjalët kyçe: katërkëndësh, kënde të brendshme kënde të jashtmeRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon katërkëndëshin duke thënë rregullën për të;- dallon veçoritë e katërkëndëshit duke e konstruktuar dhe emërtuar elementet e tij;- analizon këndet e brendshme dhe ato të jashtme duke njehsuar shumën e tyre.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, veglat e gjeometrisëLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna,Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma katërkëndëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: DI/DUA TË DI/MËSOVAMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë nga një katërkëndësh të çfarëdoshëm dhe të shkruajnë në kolonën DI, çfarë dinë për katërkëndëshat.Pasi plotësojnë kolonën DI dhe të lexojnë mendimet që kanë dhënë u kërkohet të plotësojnë kolonën DUA TË DI duke shtruar pyetje se çfarë duan të dinë më shumë për katërkëndëshat.

