Page 145 - Demo
P. 145


                                    Matematika 7143Të dy kolonat e para i plotëson në tabelë edhe mësuesi/ja duke marrë mendimet dhe pyetjet nga nxënësit.Ndërtimi i njohurive të reja: DI/DUA TË DI/MËSOVAMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Gjatë leximit, ata do të gjejnë përgjigjet për pyetjet që kanë bërë në rubrikën DUA TË DI.Ata plotësojnë kolonën e fundit MËSOVA duke iu përgjigjur pyetjeve. Këtë kolonë do ta plotësojnë me informacione të reja edhe në qoftë se nuk është bërë pyetje për to.Mësuesi/ja plotëson kolonën e tretë duke marrë përgjigjet nga nxënësit dhe duke i diskutuar bashkë me ta. Nëse ka mbetur ndonjë pyetje nga kolona e dytë, pa përgjigje ai/ajo do të përgjigjet ose ju mbetet nxënësve të hulumtojnë dhe të gjejnë përgjigjen. DI DUA TË DI MËSOVAKatërkëndëshi ka katër brinjë.Katërkëndëshi ka katër kënde...Çfarë quajmë katërkëndësh?Sa është shuma e këndeve të brendshme të katërkëndëshit?...Shumëkëndëshi që ka katër brinjë quhet katërkëndësh.Shuma e këndeve të brendshme të katërkëndëshit është 360°...Nxënësit në grupe do të punojnë detyrën për të vërtetuar shumën e këndeve të brendshme të katërkëndëshit.Me vizore dhe laps, vizatoni një katërkëndësh. Priteni me kujdes atë.Tani ngjyrosni secilin kënd me ngjyra të ndryshme. Pritini këndet sipas vijës së ndërprerë. Vendosini me kujdes këndet pranë njëri-tjetrit. Çfarë këndi formohet me këto katër kënde?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit që duke komentuar dhe bashkëbiseduar në grup të zgjidhin detyrat nga rubrika Ushtrime. Nxënës nga grupe të ndryshme do të zgjidhin në tabelë detyrat.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Do të vlerësohen për pyetjet e shtruara dhe përgjigjet e dhëna dhe argumentimi që i bëjnë formulave për shumën e këndeve. Përmes listës së kontrollit të njohurive do të vlerësohen në veçanti nxënësit që do të zgjidhin detyrat në tabelë. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149