Page 147 - Demo
P. 147


                                    Matematika 7145Emërtoni llojin e shumëkëndëshit.Gjeni këndet e brendshme të shumëkëndëshit. Me ndihmën e këndmatësit matni secilin prej këndeve të brendshme. Gjeni shumën e tyre. Gjeni këndet e jashtme të shumëkëndëshit. Matni këndet dhe gjeni shumën e tyre. Çfarë vini re?Nga i njëjti kulm i shumëkëndëshit hiqni diagonalet. Në sa trekëndësha ndahet shumëkëndëshi? Mësuesi/ja përcjellë punën e tyre në grupe.Ndërtimi i njohurive të reja: Mendo/Puno në dyshe/Thuaja grupitMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Në dyshe do të diskutojnë pjesën e lexuar. Vizatojnë një shumëkëndësh. Duke u bazuar në udhëzimet e dhëna në libër do ta ndajnë shumëkëndëshin në trekëndësha duke tërheq diagonalet vetëm nga njëri kulm i tij. Nëse ai është gjashtëkëndësh shihet se janë formuar katër trekëndësha. Në secilin trekëndësh, shuma e këndeve të brendshme është 1800. Po të mbledhim të gjitha këndet e brendshme të trekëndëshave do të marrim shumën e këndeve të brendshme të 6-këndshit. Pra, shuma e këndeve të brendshme të 6-këndshit është 4∙1800 ose (6 – 2)1800.Secila dyshe do të prezantojë punën e vet para grupit se si e kanë gjetur shumën e këndeve të brendshme të shumëkëndëshit përkatës. Ata së bashku, duke matur këndet e jashtme për shumëkëndëshat e vizatuar do të vërtetojnë se shuma e këndeve të jashtme të cilitdo shumëkëndësh, është 360°.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit që duke komentuar dhe bashkëbiseduar në grup të zgjidhin detyrat nga rubrika Ushtrime. Nxënës nga grupe të ndryshme do të zgjidhin detyrat në tabelë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Do të vlerësohen për pyetjet e shtruara dhe përgjigjet e dhëna dhe argumentimi që i bëjnë formulave për shumën e këndeve. Përmes listës së kontrollit të njohurive do të vlerësohen në veçanti nxënësit që do të zgjidhin detyrat në tabelë. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151