Page 148 - Demo
P. 148
Libër për mësuesin/en146Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Figurat gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Cakton numrin e diagonaleve të një shumëkëndëshi.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.4.3 Integron/Lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Diagonalet e shumëkëndëshaveFjalët kyçe: shumëkëndësh, kulme jofqinje, diagonale Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësit/ja: - vizaton diagonalet e shumëkëndëshave duke bashkuar kulmet jofqinje të tij;- njehson numrin e diagonaleve të çfarëdo shumëkëndëshi duke përdorur formulën D = .( 3)2n n − ;- emërton llojin e shumëkëndëshit nëse është dhënë numri i diagonaleve të tij duke zëvendësuar numra të ndryshëm natyrorë në formulën e dhënë;- vërteton zgjidhjen e fituar me formulë duke tërhequr diagonalet në figurën e shumëkëndëshit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, veglat e gjeometrisëLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna,Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëkëndëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja u jep nxënësve në grupe nga një fletë ku është i vizatuar një shumëkëndësh dhe kërkon nga ata t’u përgjigjen kërkesave në vazhdim:

