Page 149 - Demo
P. 149


                                    Matematika 7147Tërhiqni diagonalet nga i njëjti kulm i shumëkëndëshit. Sa diagonale tërhiqen nga i njëjti kulm për secilin nga shumëkëndëshat? Tërhiqni të gjitha diagonalet e shumëkëndëshit. Sa diagonale mund të tërhiqni në secilin prej tyre?Mësuesi/ja përcjellë punën e tyre në grupe.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë një pesëkëndësh dhe duke diskutuar në grup të vërtetojnë thënien e Gencit: “Pesëkëndëshi ynë ka 5 kulme. Nga çdo kulm i tij dalin dy diagonale, prandaj ai ka 52 = 10 diagonale” Si mendoni ju, a ka të drejtë Genci?”Ata/ato do të tërheqin diagonalet ne pesëkëndëshin që kanë vizatuar dhe do të vërtetojnë se a ka dhënë përgjigje të saktë Genci. Numërojnë diagonalet dhe shohin se janë 5 diagonale. Kjo do të thotë se Genci ka njehsuar gabim.Për t’u siguruar se a do të jetë kështu edhe në shumëkëndëshat e tjerë, mësuesi/ja konstrukton në tabelë një gjashtëkëndësh dhe gjen diagonalet e tij. Kërkon nga nxënësit të numërojnë se sa diagonale u formuan te gjashtëkëndëshi. Do të shohim se gjashtëkëndëshi ka 9 diagonale dhe jo 12 siç do të fitohej nëse llogarisim si Genci.Atëherë nxënësit bashkë me mësuesin/en vërtetojnë saktësinë duke nxjerrë formulën për llogaritjen e numrit të diagonaleve të shumëkëndëshit. D = .( 3)2n n −Mësuesi/ja jep shembullin “Sa brinjë ka shumëkëndëshi që ka 35 diagonale?”, për t’u diskutuar në grup dhe kërkon nga ata që të përdorin formulën e dhënë për të njehsuar. Ai/ajo i udhëzon që të zëvendësojnë numra të ndryshëm natyrorë për të gjetur n.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit që sipas numrit të grupit të zgjidhin detyrat me numrin përkatës nga rubrika Ushtrime. Nxënës nga grupe të ndryshme do të zgjidhin në tabelë detyrat derisa të jenë zgjidhur të gjitha detyrat e dhëna.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Do të vlerësohen për përgjigjet e dhëna dhe argumentimi që i bëjnë formulës për njehsimin e numrit të diagonaleve te shumëkëndëshave. Përmes listës së kontrollit të njohurive do të vlerësohen në veçanti nxënësit që do të zgjidhin detyrat në tabelë. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153