Page 150 - Demo
P. 150


                                    Libër për mësuesin/en148Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Figurat gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Përshkruan, emërton dhe klasifikon katërkëndëshat në bazë të pozitës së brinjëve (paralelogramet, trapezat, trapezoidët).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.II.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve,formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma tëndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: TrapeziFjalët kyçe: katërkëndësh, trapez, baza, krahë Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon përmes rregullës, trapezin; - vizaton katërkëndëshin që i ka bazat paralele duke e përkufizuar trapezin; - emërton elementet që e formojnë atë duke i caktuar në figurë;- krahason trapezin me objekte të ndryshme që kanë formë të tij.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, veglat e gjeometrisëLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna,Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma trapezi.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154