Page 151 - Demo
P. 151


                                    Matematika 7149Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja u jep nxënësve në grupe nga një fletë ku është i vizatuar një katërkëndësh (trapez) dhe kërkon nga ata t’u përgjigjen kërkesave në vazhdim. Matni largesën ndërmjet brinjëve AB dhe CD. Me ndihmën e këndmatësit matni masën e këndeve të katërkëndëshit. Gjeni shumën e masës së këndeve si dhe të këndeve Çfarë vini re? Diskutoni në grup. Mësuesi/ja përcjellë punën e tyre në grupe.Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesëshMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Në fletoret e tyre të ndajnë fletën në dy pjesë dhe të plotësojnë.Pyetje Përgjigje- Çfarë quhet trapez?- Si quhen brinjët paralele të trapezit?- Si quhen brinjët joparalele të trapezit?- Si quhet largesa ndërmjet dy bazave të trapezit?...- Trapez quhet katërkëndëshi që ka vetëm një çift brinjësh të kundërta paralele.- Brinjët paralele AB, CD quhen baza të trapezit (AB është baza e madhe, CD është baza e vogël).- Brinjët joparalele AD, BC quhen brinjë anësore të trapezit.- Largesa midis bazave të trapezit quhet lartësi e trapezit. ...Mësuesi/ja vizatin në tabelë një trapez dhe kërkon nga nxënësit të emërtojnë dhe shkruajnë të gjitha elementet e trapezit. Të njëjtën do ta bëjnë edhe ata/ato në fletore. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit në grupe të zgjidhin tri nga detyrat e rubrikës Ushtrime. Nxënës nga grupe të ndryshme do të zgjidhin në tabelë detyrat derisa të jenë zgjidhur të gjitha detyrat e dhëna.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Do të vlerësohen nxënësit për pyetjet e bëra dhe përgjigjet e dhëna dhe argumentimi që i bëjnë elementeve të trapezit në figurë. Përmes listës së kontrollit të njohurive do të vlerësohen në veçanti nxënësit që do të zgjidhin detyrat në tabelë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155