Page 152 - Demo
P. 152


                                    Libër për mësuesin/en150Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Figurat gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Përshkruan, emërton dhe klasifikon katërkëndëshat në bazë të pozitës së brinjëve (paralelogramet, trapezat, trapezoidët).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.II.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidh problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: ParalelogramiFjalët kyçe: katërkëndësh, paralelogram, brinjë të përballueshme paraleleRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon paralelogramin duke thënë përkufizimin për të; - vizaton paralelogramin përmes dy palë drejtëzave paralele që priten mes tyre; - emërton elementet që e formojnë paralelogramin duke i caktuar ato në figurë;- krahason paralelogramin me drejtkëndësh duke gjetur vetitë që i dallojnë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, veglat e gjeometrisë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna,Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma trapezi.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja u jep nxënësve në grupe nga një fletë ku janë dhënë dy drejtëza paralele p dhe q. Kërkon nga ata/ato që të tërheqin dy drejtëza të tjera paralele a dhe b, që i presin drejtëzat e dhëna dhe pyet:- Si quhet figura që u fitua?- Sa brinjë ka ajo?
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156