Page 153 - Demo
P. 153
Matematika 7151- Sa kënde ka?- Pse ky lloj katërkëndëshi është më i veçantë?Ndërtimi i njohurive të reja: DRTAMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni deri te ndalesa e parë që u ka caktuar. Për të forcuar të kuptuarit, ai/ajo bënë pyetjet për pjesën e lexuar duke analizuar dhe vizatimin e bërë në fillim të orës.- Çfarë quhet paralelogram?- Këndet ∧A dhe ∧C si dhe ∧B dhe ∧D quhen.....?- Këndet që i kanë kulmet në të njëjtën brinjë quhen.......?Nxënësit lexojnë pjesën e dytë dhe më pas u përgjigjen pyetjeve:- Si janë sipas madhësisë brinjët e përballshme të paralelogramit?- Po këndet e përballshme?- Sa është shuma e dy këndeve të njëpasnjëshme të paralelogramit?- Si quhet pika ku priten dy diagonalet e paralelogramit?Nxënësit lexojnë edhe pjesën e tretë dhe japin përgjigjet në pyetjet:- Si quhet largesa ndërmjet dy brinjëve të përballshme të paralelogramit?- Si mendoni, a është çdo paralelogram, katërkëndësh? Argumento.- Cilat janë vetitë që duhet të ketë një katërkëndësh për të qenë paralelogram?Mësuesi/ja vizaton në tabelë një paralelogram dhe kërkon nga nxënësit të emërtojnë dhe shkruajnë të gjitha elementet e tij. Të njëjtën do ta bëjnë edhe ata/ato në fletore. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit në grupe të zgjidhin tri nga detyrat e rubrikës Ushtrime. Nxënës nga grupe të ndryshme do të zgjidhin në tabelë detyrat derisa të jenë zgjidhur të gjitha detyrat e dhëna.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Do të vlerësohen nxënësit për përgjigjet e dhëna dhe argumentimin që i bëjnë elementeve të paralelogramit në figurë. Përmes listës së kontrollit të njohurive do të vlerësohen në veçanti nxënësit që do të zgjidhin detyrat në tabelë. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

