Page 154 - Demo
P. 154
Libër për mësuesin/en152Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë) Tema: Fuqitë Rezultati i të nxënit të temës Lexon dhe shkruan fuqitë me eksponent numër natyror.Përdor makinën llogaritëse për njehsimin e fuqisë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidh problema të ndryshme.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Kuptimi i fuqisëFjalët kyçe: fuqizim, shumëzim, prodhim, bazë, eksponent, fuqi.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- shpreh shumëzimin e disa faktorëve të barabartë si fuqi;- emërton kufizat e një fuqie;- përmend disa nga rastet më të shpeshta të fuqizimit duke përcaktuar shenjën e rezultatit;- njehson fuqinë e disa numrave duke shumëzuar ata me vetveten aq herë sa është eksponenti;- vërteton rezultatin e fuqizimit duke e llogaritur me makinën llogaritëse.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4, makina llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Jeta dhe punaPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Kreu 6

