Page 156 - Demo
P. 156


                                    Libër për mësuesin/en154Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Fuqitë Rezultati i të nxënit të temësLexon dhe shkruan fuqitë me eksponent numër natyror.Njehson vlerën e fuqisë me eksponent numër natyror dhe bazë numër racional.Dallon rastet kur vlera e fuqisë është numër pozitiv apo negativ (varësisht nga baza dhe eksponenti).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Vetitë e fuqiveFjalët kyçe: fuqizim, shumëzim, pjesëtim, bazë, eksponent, fuqi me baza të njëjta, eksponent numër të plotë.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- gjen prodhimin e fuqive me baza të njëjta duke përdorur formulën për këtë veti;- njehson herësin e dy fuqive me baza të njëjta duke i zbritur eksponentët e fuqive; - fuqizon fuqinë duke shumëzuar eksponentët; - vërteton rezultatin e fuqizimit duke e llogaritur me makinë llogaritëse.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4, makinë llogaritëse.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Jeta dhe punaPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Minileksion Mësuesi/ja njofton nxënësit me njësinë e re. Vetitë e fuqive janë shumë të nevojshme për të zgjidhur problema të ndryshme në matematikë.Po i krahasojmë shembujt e dhënë:
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160