Page 160 - Demo
P. 160


                                    Libër për mësuesin/en158Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Fuqitë Rezultati i të nxënit të temës Shpreh numrin e plotë në trajtë shkencore (p.sh. si zbatim te distanca mes planetëve).Përdorë makinën llogaritëse për njehsimin e fuqisë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Trajta shkencore e shkrimit të numritFjalët kyçe: fuqizim, trajtë shkencore, bazë, eksponent.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- shkruan në trajtë shkencore numrat e shprehur me shumë shifra duke i kthyer si fuqi me bazë 10;- lexon numrat e kthyer në formë standarde; - vërteton saktësinë e kthimit të numrave nga një numër me shumë shifra në trajtë shkencore duke përdorur makinën llogaritëse.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, makina llogaritëse.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, Shkencat e natyrës Raste të ndryshme në jetën e përditshme ku numrat që tregojnë vlera të mëdha ose shumë të vogla shkruhen në trajtë shkencore.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit që në grupe të punojnë detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni.Largësia maksimale e Plutonit nga toka është 7,38 1012 m.Një fletë floriri është e hollë 1,25 10-7m.Shkruani dy numrat e dhënë në formë të zakonshme.
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164