Page 161 - Demo
P. 161


                                    Matematika 7159Shkruani numrin në makinën llogaritëse tuaj dhe shtypni tastin =. Krahasoni numrat e fituar në makinën llogaritëse me numrat e dhënë.Diskutojnë me grupin dhe analizojnë krahasimin që kanë për dy rastet.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja njofton nxënësit me njësinë mësimore dhe duke bashkëbiseduar analizojnë detyrat dhe sqarimet e dhëna në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni.Në mjaft degë të ndryshme të shkencës, si në fizikë, kimi, astronomi, teknikë etj., hasim në numra shumë të mëdhenj apo shumë të vegjël, të cilët shkruhen e sidomos lexohen me vështirësi. P.sh. largesa tokë-diell është 150.000.000 km (njëqind e pesëdhjetë milion kilometra) apo rrezja e dritës depërton në xhamin e dritares për 0,00.000.000.001 sekonda ( një e njëqindmiliardta).Vargu i fuqive të numrit 10 na ndihmon për të shkruar e lexuar këto numra. P.sh. numrat e mësipërm mund të shkruhen:150.000.000 km = 1,5 108 km. 0,00.000.000.001 sek.= 11110sek.Të shkruarit të numrit quhet shkrim i numrit në trajtë shkencore (në formë standarde).Shembulli 1. Masa e atomit të hidrogjenit është 0,0.000.000.000.000.000.000.000.017 g. Në formë standarde, ajo shkruhet 241, 710 g. Në këtë rast a = 1,7 dhe m = -24.Numrat e shkruar në formë standarde mund të shumëzohen e pjesëtohen mjaft thjeshtë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Stilolapsat në mesNxënësit në grupe punojnë nga dy detyra (të ndryshme për secilin grup) nga rubrika Ushtrime. Kur të kenë përfunduar detyrat, lapsat me të cilat kanë punuar detyrat i lënë në mes të tavolinës dhe mësuesi/ja zgjedh njërin nga lapsat për të përcaktuar nxënësin që do të zgjidh detyrën në tabelë. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive nxënësit që do të zgjidhin detyrat në tabelë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165