Page 162 - Demo
P. 162
Libër për mësuesin/en160Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Fuqitë Rezultati i të nxënit të temës: Interpreton rrënjën katrore si veprim të kundërt të ngritjes në katror.Njehson rrënjën katrore duke provuar/me tentativë dhe duke përdorur makinën llogaritëse.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.4 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Rrënja katrore e numrave jonegativëFjalët kyçe: fuqizim, bazë, eksponent, rrënjë katrore.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon rrënjën katrore si veprim të kundërt të fuqizimit;- lexon duke e thënë me fjalë si rrënja katrore e numrit a;- gjen vlerën e rrënjës katrore duke provuar/me tentativë;- vërteton saktësinë e llogaritjes së rrënjës katrore duke përdor makinën llogaritëse.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, makina llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, Shkencat e natyrës Raste të ndryshme në jetën e përditshme kur dimë syprinën e një sipërfaqeje katrore por nuk dimë brinjën e saj.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

