Page 163 - Demo
P. 163


                                    Matematika 7161Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Imagjinatë e drejtuar Mësuesi/ja paraqet para nxënësve një situatë problemore. “Luani dëshiron të vizatojë një katrorë me syprinë 64 cm2. Por ai nuk e din sa duhet të jetë brinja e këtij katrori. A mund ta ndihmoni?”Pasi nxënësit mendohen dhe diskutojnë në grup idetë e tyre, japin përgjigjet si p.sh.•	 Duhet të gjejmë një numër x që x • x = 64.•	 Provojmë të shumëzojmë numra me veten derisa të fitojmë 64.Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesëshMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Gjatë leximit do të nxjerrin pjesët e rëndësishme të cilat do t’i paraqesin në ditarin dypjesësh dhe do t’i diskutojnë me grupin.Pyetjet dhe komentet e bëra nga nxënësit diskutohen dhe plotësohen me mësuesin/en dhe klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Gushëkuqi rrethorNxënësit në mënyrë të pavarur punojnë nga një detyrë nga rubrika Ushtrime. Pasi të kenë mbaruar detyrën e parë bartin fletoren te shoku në krahun e djathtë për të punuar detyrën e dytë. Kështu me radhë do të zgjidhin detyrat derisa fletorja të mbërrij te “pronari” i saj. Ata/ato do të vlerësojnë detyrat e punuara nga shoku/shoqja gjatë qarkullimit në cikël. Për të vërtetuar saktësinë e llogaritjes së rrënjës katrore, do të përdorin makinën llogaritëse.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive vlerësimin e ndërsjellë që nxënësit bëjnë për shokët/shoqet.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167