Page 165 - Demo
P. 165
Matematika 7163- njehson rrënjën katrore duke provuar/me tentativë dhe duke përdor makinën llogaritëse;- modelon dhe zgjidh probleme duke përdorur fuqitë;- përdorë makinën llogaritëse për njehsimin e fuqisë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrësPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në leximin dhe shkrimin e fuqisë me eksponent numër natyror, në gjetjen e vlerës së fuqisë me eksponent numër natyror dhe bazë numër racional, në kryerjen e veprime me fuqitë, në shprehjen e numrit në trajtë shkencore (p.sh. si zbatim te distanca mes planetëve), në interpretimin e rrënjës katrore si veprim të kundërt të ngritjes në katror, në njehsimin rrënjën katrore duke provuar/me tentativë dhe duke përdorur makinën llogaritëse, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut. Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

