Page 166 - Demo
P. 166


                                    Libër për mësuesin/en164Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Fuqitë Rezultati i të nxënit të temësLexon dhe shkruan fuqitë me eksponent numër natyror.Njehson vlerën e fuqisë me eksponent numër natyror dhe bazë numër racional.Dallon rastet kur vlera e fuqisë është numër pozitiv apo negativ (varësisht nga baza dhe eksponenti).Shpreh numrin e plotë në trajtë shkencore (p.sh. Si zbatim te distanca mes planetëve).Interpreton rrënjën katrore si veprim të kundërt të ngritjes në katror.Njehson rrënjën katrore duke provuar/me tentativë dhe duke përdorur makinën llogaritëse.Modelon dhe zgjidh probleme duke përdorur fuqitë.Përdor makinën llogaritëse për njehsimin e fuqisë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.4 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidh probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: fuqi, eksponent, bazë, prodhim faktorësh të barabartë, eksponent numër natyror, bazë numër racional, trajtë shkencore, veti të fuqisë, rrënjë katrore.
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170