Page 167 - Demo
P. 167


                                    Matematika 7165Rezultati/et e të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- lexon dhe shkruan fuqitë me eksponent numër natyror;- njehson vlerën e fuqisë me eksponent numër natyror dhe bazë numër racional;- dallon rastet kur vlera e fuqisë është numër pozitiv apo negativ (varësisht nga baza dhe eksponenti);- shpreh numrin e plotë në trajtë shkencore (p.sh. si zbatim te distanca mes planetëve); - interpreton rrënjën katrore si veprim të kundërt të ngritjes në katror;- njehson rrënjën katrore duke provuar/me tentativë dhe duke përdor makinën llogaritëse;- modelon dhe zgjidh probleme duke përdorur fuqitë;- përdorë makinën llogaritëse për njehsimin e fuqisë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7Lidhja me lëndët të tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. shoqëria dhe mjedisi, edukimi figurativ.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku.Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen për saktësinë në leximin dhe shkrimin e fuqisë me eksponent numër natyror, në gjetjen e vlerës së fuqisë me eksponent numër natyror dhe bazë numër racional, në kryerjen e veprime me fuqitë, në shprehjen e numrit në trajtë shkencore (p.sh. si zbatim te distanca mes planetëve), në interpretimin e rrënjës katrore si veprim të kundërt të ngritjes në katror, në njehsimin rrënjën katrore duke provuar/me tentativë dhe duke përdorur makinën llogaritëse, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut. Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171