Page 169 - Demo
P. 169
Matematika 7167Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë në grupe detyrën e dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”. Në një klasë ka 15 vajza dhe 10 djem.Sa më i madh është numri i vajzave nga numri i djemve?Sa herë më i madh është numri i vajzave nga numri i djemve?Idetë dhe përgjigjet për detyrën do të vazhdojnë t’i bisedojnë edhe me mësuesin/en dhe klasën. Ndërtimi i njohurive të reja: INSERTMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Gjatë leximit, ata do të vendosin në fund të çdo informate nga një simbol që tregon se si e kanë kuptuar atë informatë.√” – nëse informacioni është i njohur për ju.“+” – nëse informacioni është i ri.“?” – nëse informacioni është i paqartë.Nxënësit në fletore do të vizatojnë tabelën në të cilën do të shkruajnë informacionet sipas simboleve që kanë vendosur.√ + ?- Për krahasimin e numrave dhe të madhësive njehsojmë ndryshimin e tyre.- Në shembullin e mësipërm themi se në klasë ka 5 vajza më tepër se djem....- Gjithashtu për krahasimin e numrave dhe të madhësive njehsojmë herësin e tyre.- Herësin e dy numrave e quajmë raport (përpjesë) të tyre....- Sa njësi një numër është më i madh (ose më i vogël) se një numër tjetër?- Sa herë njëri nga numrat është më i madh (ose më i vogël) se tjetri?...Informacionet e marra do t’i diskutojnë me mësuesin/en dhe klasën, në veçanti kolonën e fundit “?” – nëse informacioni është i paqartë. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Turi i galerisëNxënësit në grupe punojnë katër detyra nga rubrika ushtrime. Detyrat do t’i shkruajnë në fletë A4 dhe do t’i ekspozojnë në tabelë. Nga një nxënës nga secili grup ,bashkë me mësuesin/en do t’i kontrol,lojnë detyrat e zgjidhura nga secili grup dhe do t’i vlerësojnë duke i dhënë pikë nga 0-4.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim gjatë plotësimit të tabelës.Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive vlerësimin e ndërsjellë që nxënësit bëjnë për grupet.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës duke iu dhënë sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

