Page 170 - Demo
P. 170
Libër për mësuesin/en168Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Raporte dhe përpjesëtime Rezultati i të nxënit të temës: Dallon numërorët që formojnë përpjesëtim.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):3.3 Përdor terminologjinë matematikore (p.sh. numër dhjetor, thyesë, përqindje, modë, medianë etj.) dhe simbolet algjebrike e gjeometrike për të përshkruar situata të ndryshme nga matematika dhe nga jeta e përditshme.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Zbatime të raportitFjalët kyçe: raport i dy madhësive, herës, veti e raportit, ndarje e raportitRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- shkruan raporte të barabarta duke dhënë disa shembuj të tillë;- përkufizon ndarjen në raport të dhënë;- vërteton vetinë themelore të raportit duke e shprehur si thyesë; - zbaton raportin në shembuj nga jeta e përditshme duke i shprehur si herës.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, raste këto ku kërkohet raporti ndërmjet dy gjërave.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë në grupe detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Shkolla ka 72 nxënës në klasat e pesta dhe 48 nxënës në klasat e gjashta. Për ta u arrit të siguroheshin vetëm 50 bileta kinemaje. Si është më e arsyeshme të ndahen këto bileta midis nxënësve të klasave të pesta dhe klasave të gjashta?

