Page 171 - Demo
P. 171
Matematika 7169Idetë dhe përgjigjet për detyrën do të vazhdojnë t’i bisedojnë edhe me mësuesin/en dhe klasën. Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Mësuesi/ja ka ndarë njësinë mësimore në dy pjesë dhe kërkon nga ata/ato që të punojnë në dyshe duke ndarë detyrat. Njëri do të ketë detyrë të përgatis pyetje për pjesën e parë të mësimit, për të cilën do t’i përgjigjet shoku/shoqja.1. Vetia themelore e raportitRaporti a:b është thyesa ba , për të cilën është e vërtetë vetia themelore e thyesave.Nëse shumëzojmë apo pjesëtojmë të dy gjymtyrët e raportit me të njëjtin numër, të ndryshëm nga zero, do të marrim një raport të ri të barabartë me të parin. P.sh. 69 = 23 = 0,20,3 = 0,40,6 = = …. Prandaj 9:6 = 3:2 = 0,3:0,2 = 0.6:0,4 = 90:60Bashkëbisedimin do ta vazhdojnë në dyshe duke ndërruar rolet për pjesën e dytë. 2. Ndarja në raport të dhënëNë jetën praktike, si p.sh. gjatë përgatitjes së përzierjeve në recetat mjekësore, apo të gatimit, gjatë ndarjes së të ardhurave etj., shpesh është e nevojshme të ndajmë një madhësi në pjesë, raporti i të cilëve është i barabartë me një numër të dhënë. Për këto raste thuhet që duhet ndarë madhësia në një raport të dhënë. Për të bërë detyrat e matematikës dhe të gjuhës, Zamiri harxhoi 1,4 orë. Ai e ndau kohën midis këtyre dy detyrave në raportin 4:3. Sa orë harxhoi ai për secilën lëndë? Duhet të ndajmë kohën prej 1,4 orë në raportin 4:3. Gjithsej kemi 4 + 3 = 7 pjesë. Një pjese i takon 71,4 orë, d.m.th. 0,2 orë. Për detyrat e matematikës janë harxhuar 4 · 0,2 = 0,8 orë. Për detyrat e gjuhës janë harxhuar 3 · 0,2 = 0,6 orë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit në grupe punojnë detyrat nga rubrika Ushtrime. Disa nga nxënësit do të dalin në tabelë për të zgjidhur detyrat e dhëna, para klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim gjatë leximit në dyshe .Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive nxënësit që do të zgjidhin detyrat në tabelë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës duke iu dhënë sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

