Page 172 - Demo
P. 172
Libër për mësuesin/en170Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Raporte dhe përpjesëtime Rezultati i të nxënit të temës: Vlerëson dhe kalkulon përqindjen përmendësh dhe me metoda llogaritëse.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse. II.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidh probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shprehja e raportit në përqindje Fjalët kyçe: raport i dy madhësive, herës, përqindjeRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:− kthen raportin e madhësive në përqindje të tyre;− gjen përqindjen e një numri;− njehson përqindjen nga raporti i madhësive duke e vërtetuar vlerën e fituar me makinë llogaritëse;− zbaton shprehjen e raportit të madhësive në shembuj dhe situata të jetës së përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletëA4, makinë llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, raste këto ku kërkohet shprehja e raportit ndërmjet përqindjes.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

