Page 173 - Demo
P. 173


                                    Matematika 7171Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë në grupe detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Në një fshat kanë të drejtë votimi 350 banorë. Në ditën e zgjedhjeve votuan vetëm 190 prej tyre. Në votime morën pjesë e votuesve, – tha Bardha.Jo në votim morën 54% e tyre, – tha Agimi.Cili ka të drejtë?Idetë dhe përgjigjet për detyrën do të vazhdojnë t’i bisedojnë edhe me mësuesin/en dhe klasën. Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesëshMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Mësimi është sqaruar me anë të shembujve të cilët edhe do t’i analizojnë duke i shkruar në ditarin dypjesësh.Detyra Zgjidhja1. Nga 2150 televizorë të një marke, për një vit, u desh të riparoheshin 49 copë, kurse nga 725 televizorë të një marke tjetër, për atë vit, u desh të riparoheshin 31 copë. Për cilën markë përqindja e televizorëve me defekt është më e madhe? 2. Sipas ligjeve të një vendi, fitimet e çdo njeriu taksohen sipas të ashtuquajturit “tatim mbi të ardhurat”, që përbën 13% të fitimit. Çfarë shume paguan si tatim një shtetas, që fiton 2700 euro? 1. Raporti i televizorëve me defekt, me sasinë e përgjithshme të tyre, për markën e parë është , kurse për markën e dytë është . I kthejmë këto thyesa në dhjetore (duke bërë pjesëtimin e numëruesit me emëruesin) dhe pastaj në përqindje. Në këtë mënyrë dhe D.m.th. dhe .2. Gjejmë 13% të 2700. Për këtë shumëzojmë 2700 me 13%. Por 13% = = 0,13. Shuma e tatimit është pra 2700 · 0,13 = 351 euro.Shembujt nga ditari dypjesësh, vërtetohen duke përdorur makinën llogaritëse.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit në grupe punojnë detyrat nga rubrika Ushtrime. Detyrat e zgjidhura në një fletë A4 i ekspozojnë në tabelë dhe nga një nxënës nga secili grup prezanton zgjidhjen para klasës. Ata/ato bashkë me mësuesin/en vlerësojnë punën e grupeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive në pjesën e fundit të orës duke i përcjellë punën e tyre në grup.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës duke iu dhënë sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177